Spartak Ngjela: Vuçiç trembet nga Amerika dhe Britania
Nga Spartak Ngjela.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç, deklaroi dje kapitullimin e Serbisë, me pretendimin që “Kosovën e mbron Uashingtoni dhe Londra”.
Ai e pa këto ditë me ngashërim dhe tërbim që elita e forcës botërore ishte me pavarësinë e Kosovës.
Ishte i mërzitur.
Po pse, nuk e di ky nacionalist steril serb se Shqipërinë e ka gjymtuar Rusia dhe Franca dhe heshtja e Londrës?
Nuk e di ky hero milosheviçinan që shqiptarët janë masakruar nga serbët dhe osmanët bashkë, se i ka përkrahur Rusia?
Tani e kuptoi Presidenti serb se në analet e politikës anglodaksone është quajtur gabim i Londrës politike shkatërrimi i Austro-Hungarisë dhe krijimi i Jugosllavisë?
Tani e mësoi Presidenti serb se politika anglodaksone është kthyer te politika realiste dhe e thellë austro-hungareze me shqiptarët dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor?
Pse, nuk e di histriografia shqiptare që emri Kòsovo është emër sllav i vendosur me dhunë nga Stambolli dhe Moska në shekullin e XIX- të, për të larguar shqiptarët dardanë me dhunë nga trojet e tyre tre mijë vjeçare?
Pse, kaq të lehtë jeni, zoti Vuçiç, ju serbët që vërtet mendoni se mund të bleni shqiptarët ashtu siç i keni blerë në këta 200 vjet?
Pse, zoti Vuçiç, vërtet mendoni se me korrupsionin aktual shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë do të vazhdoni eskalimin në pushtim të tokave shqiptate?
Pse, zoti Vuçiç, tani e kuptove që aleanca amerikano -shqiptare sapo ka nisur dhe ka në qëndër të saj unifikimin shqiptar në Ballkanin Perëndimor?
Pse, zoti Vuçiç, tani e kuptove që aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor, ka pushtetin real sot në Shqipëri dhe nuk i përfill fare ca të korruptuar kryeministrorë në Tiranë?
Pse, zoti Vuçiç, më gjithë mend shpresove që me një grusht të korruptuarish shqiptarë do të mundje ti politikën amerikanë në Ballkanin Perëndimor?
Pse, zoti Vuçiç, tani u binde që korrupsioni kryeministror shqiptar është “një njëri i vdekur tashmë” në Tiranë?
Pse, vërtet nuk e kishe kuptuar, zoti Vuçiç, që Dardania ishte guri themelor i shkatërrimit të Jugosllavisë, kurse vetë Milosheviçi ishtë krijim tragjik i dëshpërimit dhe jo i shpresës?
Pse, tani, pas njëzetë vjetësh, e kuptuat ju, zoti Vuçiç, që, jo ju, por shqiptarët janë aleatë natyrorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Pse, zoti Vuçiç, vërtet menduat ju serbet se të ardhurit do t’i shuanin nga faqja e dheut arbërit autoktonë të Ballkanit?
Pse, ende nuk e dini ju, zoti Vuçiç, që ky yni quhet Gadishulli Ilirik, se Ballkan ka rreth 100 vjet që e kanë quajtur rusët dhe turqit për hatrin tuaj si pushtuesë?
Dhe më në fund, përsëri nuk jeni të humbur me gjithësej. Dhe, gjithashtu:
Nuk ka rëndësi, se ne shqiptarët kemi një shprehje të mënçur e të bukur që e keni në favor:
Më mirë vonë se kurrë.