Thaçi takim me të dërguarin e posaçëm të Trump për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do të ketë një takim zyrtar me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Në këtë takim, presidenti Thaci dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Lidhur me çështjen e reciprocitetit, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka deklaruar që nuk e mbështetë idenë e Kurtit për futjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, deklaroi për REL se ambasadori Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën pa e zbatuar reciprocitetin.  Gjatë vizitës në Prishtinë, para se të zgjidhej qeveria e re, Grenell porositi që heqja e taksës duhet të ndodhë në të njëjtën kohë edhe me ndërprerjen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?