Aksident në aksin Milot-Kalimash, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot-Kalimash, në afërsi të Rrëshenit, ku një kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar radhë të gjata mjetesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?