Bashkia e Kolonjës: Uji i pijshëm të mos përdoret për konsum, është ndotur nga reshjet

Bashkia e Kolonjës njofton se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë të ndotjes mikrobike dhe fiziko–kimike.

Autoritetet bëjnë thirrje që uji i rrjetit të mos përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë.

NJVKSH Kolonjë bën me dije se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë.
Po punohet për normalizimin e situatës dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun”, shprehet bashkia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?