Dosja e Metës dhe e Kryemadhit shkon në dorën e Irena Gjokës, Partia e Lirisë nis sulmin publik

Kërkesa e SPAK-ut për kalimin në gjykim të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi do të peshohet nga gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka.

Shorti elektronik i hedhur mëngjesin e së mërkurës përzgjodhi gjyqtaren Gjoka për shqyrtimin paraprak të dosjes ku veç ish-bashkëshortëve Meta-Kryemadhi, të akuzuar për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, janë të pandehur edhe ish-vjehrra e Metës, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.e.

Akuzat kundër saj nuk i vonoi Partia e Lirisë. Duke ju referuar me etiketimin e përdorur nga Berisha, “Irena me 5 mbiemra”, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi publikoi dokumentet greke të dënimit penal dhe kërkoi largimin urgjent të saj nga çështja ndaj Ilir Metës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?