Gjykata e Lartë cakton 27 nëntorin për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi. Relator do të jetë Ilir Panda. Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?