Meta dhe Kryemadhi në gjyq, seanca shtyhet për më 22 dhjetor

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën e sotme të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe të bashkëpandehurve. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të dy ish-bashkëshortët Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Pak ditë më parë, përmes një kërkese të depozituar në kryesekretari, Meta kërkoi të mos mbahej në kafazin e sallës, duke pretenduar se në të kundërt nuk do të pranonte zhvillimin e seancave të procesit.

“Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, citohet të ketë thënë Meta. Pas kësaj kërkese, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për më 22 dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?