”Po dal xhiro, jam i stresuar”, motra e Andonit rrëfen bisedën e fundit: Fëmijët do ti marri shteti
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, bën thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri. Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar. Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë.
”Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte. Mamaja me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër. Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua.
Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo.
KOHA JONË SONDAZH

