Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së Marilen Jatës, mbrëmjen e kaluar në zonën e Institutit në Kamzë.

Pas një pune hetimore, policia ka shpallur në kërkim Fatmir Frrokun, për ngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake, sherri mes dy personave ka ndodhur për motive të dobëta, teksa më pas degradoi deri në përdorimin e armëve, me Frrokun që qëlloi në këmbë 40 vjeçarin Jata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?