Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë, 47-vjeçari u ekzekutua për 15 mijë euro

Më 18 gusht 2025, A. Bashimi alias A.Turabi, 47 vjeç, u ekzekutua me plumb në kokë në Athinë.

Policia greke po vijon hetimet për vrasjen e tij. Sipas mediave vendase, autori i krimit është një 27-vjeçar grek, përdorues droge, i cili, siç i tha policisë pas arrestimit, mori përsipër të kryente krimin për 15.000 euro.

Ai deklaroi se nuk e njeh personi që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eliminonte shqiptarin, por shtoi se porosia iu përcoll përmes kontakteve nga brenda burgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori i krimit, me motoçikletë, iu afrua Bashimit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

Në vendngjarje u sekuestrua një fishek dhe një gëzhojë arme zjarri.

Bashimi kishte precedentë penalë në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në shkurt 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik dhe sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?