10 vite besueshmëri dhe sukses: Udhëtimi i Newsbomb.al në gazetarinë shqiptare

10 vite besueshmëri dhe sukses: Udhëtimi i Newsbomb.al në gazetarinë shqiptare

Sot mbush 10 vite një media e re, e lindur në vitet e dixhitalizimit, por me shpirt të kohëve kur bëhej duel me pushtetin e ku kuraja përshkonte si shtylla kurrizore çdo shkrim, të cilin lexuesi e merrte si ilaç shërimi ndër vitet kur të ishe gazetar apo gazetare në KOHA JONË ishte të merrje parasysh edhe vdekjen.

Kjo media e cila sot ka 10-vjetorin e saj quhet Newsbomb.al dhe ka si botuese e si drejtuese ANILA BASHËN.

Nila, siç i thërrasin për shkurt kolegët, vjen nga shkolla e KOHA JONË, e vitit 1997.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nila mori intervistën e parë kryeministrit të Qeverisë së Stabilitetit, Bashkim Fino në prill 1997, asokohe kur shkrumbi i djegies së redaksisë së gazetës ndihej edhe në kryeministri e sidomos te Presidenca e Sali Berishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë 10 vite më parë, pas eksperiencave të vyera në KOHA JONË e në GAZETA SHQIPTARE, Nila krijoi median NEWSBOMB.AL.

Në këto 10 vite, Nila ia ka dalë të luftojë në detin e madh të portaleve, e ku anija e saj Newbomb.al lundron e fortë mes dallgëve dixhitake të medias së kohës.

Nila, përveç portalit mediatik boton edhe revistën me të njëjtin emër, çka për shumëkënd mbetet një aventurë e parealizueshme, por ajo ia ka dalë të bëjë revistën më të mirë, pothuaj te të gjitha kohërave.

Aq me tepër se sot botuesit dhe mediat e kanë lodhje dhe ngarkesë të botosh revistë, por Nila Basha ka bërë mrekullinë.
Revista e saj kërkohet kudo dhe përçon mesazhin se media klasike nuk ka vdekur. Mjafton pasion, profesionalizëm dhe paksa dëshirë për aventurë, dhe REALIZOHET.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?