10 vjet pa Panajot Panon, Presidenti Meta: Frymëzim për brezat

Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta, të një prej legjendave të futbollit shqiptar, Panajot Pano, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka përkujtuar duke shpërndarë edhe një video të tij. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kreu i shtetit, shkruan se Pano do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë brezat.

”Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga ndarja me Mbretin e futbollit shqiptar, Panajot Pano, ai do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë brezat e sportistëve tanë”.

Karriera e shkëlqyer e Panajot Panos është shoqëruar padyshim edhe me çmime të shumta individualë ku përfshihen cmimi ‘Mjeshtër i Merituar i Sportit’, ‘Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave’ i dhënë në 2003 nga FSHF, Lojtari i Shekullit” i akorduar nga Uefa/Fifa, ‘Nderi i Kombit’ i dhënë nga ish presidenti republikës Bamir Topi në 2009 dhe “Simboli Qytetit të Tiranës” titull i dhënë në 2017 nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?