2600 euro gjobë kush drejton makinën me celular në dorë
Në Itali është miratuar projektligji i ri që ashpërson sanksionet ndaj atyre që kryejnë shkelje të rënda të kodit rrugor.
Gjoba të rënda për ata që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë (për përsëritësit që kryejnë shkelje në zona të banuara, deri në 1084 euro gjobë dhe pezullim patentë nga 15 deri në 30 ditë), ndërsa për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit gjobat mund të arrijnë deri në 2600 euro.
Licenca e pezulluar gjithashtu për këdo që gjendet duke drejtuar makinën në semafor të kuq.
Një gjobë e përafërt po mendon edhe Shqipëria.