Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 09:11 Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi! Kylian Mbappe ka vlerësuar paraqitjen kolektive të Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në El Clásico, duke theksuar se suksesi ndaj rivalëve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
80 vjet nga atentati kundër Hitlerit

80 vjet nga atentati kundër Hitlerit

Kryesore
E premte, 19 Korrik 2024 15:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 20 korrik 1944 oficeri gjerman Stauffenberg vendosi një valixhe dokumentash pranë Adolf Hitlerit në shtabin e tij. Bomba shpërtheu, por Hitleri shpëtoi rastësisht. Cili ishte skenari i përgatitur dhe pse dështoi ai?

Atentate të dështuara ndaj Hitlerit ka pasur edhe përpara dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin shtab i përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Para 35 minutash
Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Para 2 orësh
Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Para 11 orësh

Më korrik 1944 oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg niset në orën tetë të mëngjesit në drejtim të shtabit qendror të “Führerit”- Hitlerit. Qëllimi i tij: Vrasja e Adolf Hitlerit me një bombë. Momenti është i përshtatshëm: Në funksionin e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në gadishmëri ai duhet të raportojë para Hitlerit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por plani dështoi. Historiani Tuchel thotë se ishte baraka ajo që i shpëtoi jetën Hitlerit, sikur atentati të kishte ndodhur në një bunker, me mure të betonizuar, “atëherë Hitleri nuk do të kishte mbijetuar dot.”

Pas dështimit të atentatit fillon fushata hakmarrëse kundër grupit organizator. Hitleri deklaron, se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë dhe se ndërkohë Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe tre të besuarit e tij kanë vdekur.

Fëmijët e atentatorit rrëmbehen nga Gestapo dhe dërgohen në një jetimore të posaçme. Mbrëmjen e 21 korrikut Stauffenberg-u si dhe tre bashkëpunëtorët e tij të përbetuar u pushkatuan.

Radioja njofton: “Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët”. Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rahjut , dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh.

Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvleftësohet si një akt i dëshpërimit. Por në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e planeve për përmbysje. Reth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjygj popullor me kryegyjqtarin Roland Freisler nën akuzën tradhti e lartë ndaj shtetit.

“Në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe”

Guximin për rezistencë aktive asokohe e kishin vetëm pak njerëz. Ndër ta bënte pjesë edhe oficeri ordinancë Ewald-Heinrich von Kleist, i ati i të cilit gjithashtu kish qenë i involvuar në planet për atentat dhe ishte ekzekutuar me varje prej nazistëve. I riu von Klajst, i shpëtoi vdekjes falë disa rrethanave të favorshme, ndonëse ai qysh në orët e para kish qenë pranë Graf von Stauffenberg dhe kish marrë pjesë aktive në komplot.

Si njëri ndër të paktit e mbijetuar, në vitin 1994 ai foli në një intervistë mbi motivet e tij duke marrë shkas nga 50 vjetori i dështimit të atentatit ndaj Adolf Hitlerit. “Mua më ka tmerruar dhe torturuar mendimi, që të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve. Unë i thoja vetes, se nuk është e mundur që të mos i tregohet botës, se në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe.”/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!
Para 3 minutash

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!
Para 12 minutash

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026
Para 16 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!
Para 35 minutash

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 11 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.