Flet Ilir Meta pas takimit Berisha-Bardhi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet nga gazetarët sa i përket bashkimit të Sali Berishës me Gazment Bardhin, si qëllim për të unifikuar opozitën në parlament.

Në përgjigje të kësaj, duket se Meta është distancuar pasi është shprehur se opozita ka mundësi të bëjë opozitë më të fuqishme seç ka bërë deri më tani.

“Aksioni në parlament është ai që unifikon opozitën, nuk është çështje negociatash, opozita ka mundësitë të bëjë opozitë më të fuqishme se deri tani. Edhe kjo opozitë që është bërë deri më tani, në këto kushte shumë të vështira, por mos harroni se këto skandale janë ngritur nga opozita dhe ajo duke i bashkuar forcat i ka mundësitë të jetë e sukseshme dhe shumë shpejt të garantojë një ndryshim të fortë”, tha ai.

SHKARKO APP