A po përgatitet Serbia për pushtim ushtarak të Veriut të Kosovës? Përgjigjet zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së
Situata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar së fundi, pasi sipas SHBA, Serbia ka mobilizuar trupa të shumta ushtarake në kufi me veriun e Kosovës.
Ndërkohë Britania nisi sonte trupa speciale ushtarake drejt Kosovës. Frika se mos ndodh e njëjta situatë si e Rusisë me Ukrainën, ka bërë që NATO të shtojë trupat e saj në Kosovë.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë për media ka ngritur shqetësimin e SHBA-së për një vendosje të madhe të trupave serbe afër kufirit me Republikën e Kosovës.
Kirby ka thënë se SHBA po e vëzhgon situatën dhe ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë trupat e saj.
Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.
“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por grumbullimit të trupave ushtarake serbe është shumë i madh në kufi, por për pushtim nuk mund ta them tani”, tha ai.
Ndërkohë shërbimet e agjensive partnere po vëzhgojnë çdo lëvizje të trupave ushtarake serbe.
Njëherë e ka provuar Serbia sulmin dhe ndëshkimin e NATO-s ndaj duket çmenduri të futesh në konflikt ushtarak me NATO-n.