FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alex Soros në Tiranë, djali i “perandorit” botëror të biznesit, Xhorxh Soros

Perandoria Xhorxh Soros investon në botë për kulturë, demokraci dhe progres. Nga kjo perandori ka dalë një pinjoll me emrin Alex Soros, i cili ndonëse shumë i ri, por shquhet për zgjuarsi dhe profesionalizëm e që mahnit krejt botën e biznesit. Soros i ri ka qenë pardje në Beograd ku takoi presidentin Vuçiç, ndërsa nga dje ndodhet në Tiranë.

Ishte vetë Alex Soros që ka postuar dje foto nga Tirana, ndërsa sot ai po drekon me një nga miqtë e tij, nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku. Mazniku njihet për lidhjet e tij të forta me Soros. Thuhet se është pjellë emblematike e Xhorxh Soros në lidhje me aftësitë e tij menaxhuese me temperament perendimor.

Nuk dihet arësyeja e ardhjes se Alex Soros në Tiranë. Soros dhe Rama janë takuar pak kohë më parë në SHBA, ku ka qenë vetë i biri, Alex,  që e ka bërë publik lajmin ndërsa nga kryeministria nuk kishte asnjë njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

Foto të postuara në adresën e instagram nga Aleks Soros, gjatë vizitës në Tiranë

Foto të postuara në adresën e instagram nga Aleks Soros, gjatë vizitës në Tiranë

Foto e postuar në adresën zyrtare të Instagram nga Alex Soros

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?