FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasada SHBA, Tiranë: Kujdes, mund të ketë tubime apo sulme terroriste

Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët e vet në Shqipëri se mund të ketë akte të dhunshme nga grupe ekstremistësh të lidhur me imamët që po gjykohen për rekrutim të xhihadistëve për në Siri.

Njoftimi vjen pak ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 152 vite burg të 9 imamëve të vetëshpallur.

Ambasada amerikane i trembet reagimeve të mundshme të mbështetësve të tyre pas vendimit që pritet të jepet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, sqaron ambasada nuk është se disponon informacion për një kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të mbeten vigjilente, për të shmangur zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën “Jordan Misj”a në Tiranë, dhe për të shmangur demonstratat apo çdo tubim që mund të ndodhin si pasojë e vendimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e radhës ku pritet të jepet vendimi është caktuar më 19 prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?