Arabia Saudite hap thesin me qindra milionë dollarë për blerjen e futbollistëve botëror
Arabia Saudite nuk ndalet. Po blen edhe yllin boteror Nejmar nga PSG e famshme. Pas Kristiano Ronaldos që tronditi botën e boterorit, tashmë udha për shumë lojtarë të nivelit botëror është hapur drejt Arabisë Saudite.
Qindra milionë dollarë kanë hedhur sheikët e naftës për ta kthyer Arabinë në kryeqendër të futbollit botëror.
Nejmar Jr është nga emrat e përfolur këtë merkato vere, me yllin brazilian që i komunikoi PSG-së se dëshira e tij ishte për t’u larguar.
Në garë për të ishin shumë klube, por duket se vetëm një ia ka dalë me sukses që të bindë 31-vjeçarin dhe nuk është Barcelona.
Mësohet se Nejmar ka pranuar një ofertë të bujshme nga Arabia Saudite për t’u bashkuar me skuadrën e Al-Hilal.
Akordi mes klubit dhe lojtarit është drejt fundit, teksa tashmë pritet vetëm përgjigja e PSG-së, që gjithashtu nuk do ta mbajë më në skuadër brazilianin.
Arabia Saudite po lobon që të fitojë të drejtën nga FIFA për një kampionat botëror që të zhvillohet në vendin e saj.