Bardh Spahia: Shkodra, kryeqendra e artit dhe kulturës shqiptare

“Na ndajnë vetëm pak orë nga koncerti i Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Një rikthim pas 32 vitesh. Mbrëmja e 10 prillit në teatrin “Migjeni” do të jetë e magjishme. E mora këtë ndjesi ndërsa ndoqa nga afër provat gjenerale të orkestrës dhe artistëve që na nderojnë me pjesmarrjen e tyre.
Jam i lumtur që po i rikthejmë qytetit këtë vlerë artistike, pasi Shkodra mbetet kryeqendra e artit dhe kulturës mbarëshqiptare!’- shkruan Bardh Spahia kryebashkiak dhe njëkohësish edhe kandidat për 14 majin.

SHKARKO APP