Basha: Berisha po ndihmon Edi Ramën!

Sot Lulzim Basha sulmoi përsëri ish-liderin e PD-së, Berisha.

Basha theksoi se “Prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di rregullat e kësaj partie sepse ke qenë kryetar i kësaj partie boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën.

PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të shqipërisë dhe armikun e vertetë të  përditshmërisë së shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij ta cojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina dhe sic e dini mirë, ne kemi çuar iniciativat dhe do ndërmarrim cdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa e vrarë.”- u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?