Belinda Balluku fillon takimet për pushtetin vendor me ministrat, Mazniku, Furxhi dhe Denaj

Pasi kanë fituar pothuaj krejt pushtetin vendor me 14 maj, por edhe zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë e Kukës, qeveria ka nisur konsultimet për prioritetet e bashkive, duke kaluar në fazën e debatit për të hartuar një buxhet të vitit 2024, në përshtatje me nevojat e komunitetit të çdo pushteti lokal.

Këto konsultime drejtohen nga Belinda Balluku, numri dy në qeveri. Duke patur në tryezë një ministër si Arbjan Mazniku, që njihet për aftësitë e tij në pushtetin vendor si dhe qetësinë me të cilin paraqet argumentat, zonja Balluku, shkruan se po mban shënim çdo kërkesë kryesore për bashkitë.

“Së bashku me Mirela Kumbaro Furxhi , Anila Denaj dhe Arbjan Mazniku , nisëm tryezat e konsultimit me pushtetin vendor.

Durrësi dhe Shijaku ishin në raundin e parë të takimeve të përbashkëta, me të zgjedhurit vendorë, për të diskutuar projektet strategjike dhe çështje të tjera të rëndësishme për buxhetin 2024. Diskutime mbi tema konkrete, si turizmi, bujqësia, infrastruktura apo edhe mjedisi kanë vëmendjen kryesore, si sektorë prioritarë dhe me ndikim të gjerë në jetën e qytetarëve”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre në postimin e saj në facebook.

SHKARKO APP