Belinda Balluku: Koridori VIII ecën me ritme të shpejta
Nuk ka pushim këtë verë për Belinda Ballukun. Sa në veri dhe në jug e sot ishte në juglindje për Koridorin VIII.
“Me Kryeministrin, Edi Rama , në kantierin e Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, ku punohet me ritme të kënaqshme. Një aks totalisht i ri, përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, i cili do të ofroj standardet më të larta duke lehtësuar e shpejtuar qarkullimin e automjeteve. Shumë shpejt do të vijojmë edhe me lotet e tjera të këtij aksi, i cili përballon një fluks të shtuar të lëvizjes duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit”-shkruan zv/kryeministrja dhe ministre e Transportit e Energjitik, Belinda Balluku.
Ndërkohë kryeministri u shpreh sot:” “Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, që falë Samitit të BE në Tiranë hyri më në fund në korridoret europiane pas vitesh të tëra “luftë” dhe së bashku me aksin Durrës – Prishtinë – Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave.
Po punohet sipas grafikut të përcaktuar për këtë lot të rëndësishëm, i cili është në fazën e përgatitjes për hedhjen e shtresave asfaltike.
Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve“.