BEN BLUSHI: MË JEP NJË IDE

Nga Ben Blushi

LIBRA është duke shkruar programin e saj politik. Por natyrisht ai do ishte i paplotë nëse nuk ushqehej nga sa më shumë mendje dhe sa më shumë zëra. Ne jemi duke mbledhur ide për këtë projekt që synon të luftojë varfërinë,të mbështesë shtresën e mesme, të garantojë konkurrencën në treg, të punësojë të rinjtë, të taksojë më pak ata që mendojnë dhe punojnë më shumë, të financojë më shumë arsimin publik, të anulllojë koncesionet grabitqare,të investojë dhjetë herë më shumë për rindërtimin total të vendit, të kthejë shumë pasuri kombëtare nën administrim publik, të shkatërrojë bandat e ilaceve, të kanabisit,të energjisë dhe ushqimit, të zbusë cmimet e karburanteve dhe energjisë, të reduktojë tarifat universitare, të paguajë me orë pune dhe jo me muaj, të barazojë pagat e grave me ato të burrave dhe te teknologjizojë shërbimet në një vend që ndahet nga krimi dhe i kthehet njerëzve të zankonshëm.

Këto jane disa ide që antarët dhe ekspertët e LIBRA-s kanë propozuar deri tani. Megjithatë ato s’jane gjithshka. Më jep dhe ti një ide. Më shkruaj çfarë do të bëjë LIBRA për ty. Nëse do eja në Selinë LIBRA rruga Sami Frasheri no.5 ta shkruajmë bashkë programin tonë.

Je i ftuar cdo ditë pa asnjë përjashtim.

SHKARKO APP