Berisha: Ilir, (Meta) të përshendes live!
Ilir Meta ka kohë që del i kujdesshëm dhe paksa i rezervuar nga lideri demokrat Berisha.
Kjo gjë ka krijuar hije dyshimi dhe pikëpyetje se pse “dashuria” e tyre live në publik ka mbaruar ose është me “grip”.
Ndërkohë sot Berisha e ka përshëndetur ‘live’ kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke hedhur poshtë aludimet për një krisje mes dy aleatëve.
I pyetur nëse ka ndonjë krisje pas deklaratave të Metës se do ta vijojë betejën politike, me apo pa të, Berisha tha se ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike.
“Asnjë krisje, ajo është ftesë. Ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike dhe e përshëndes, Ilir!”, tha Berisha.
Por duket se kjo përshendetje ka “mish dhie”!