Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Berisha: Ne sollëm aparaturat më moderne për shëndetësinë, por këta i nxorën jashtë përdorimi që ju t’i bëni analizat te privati

Berisha: Ne sollëm aparaturat më moderne për shëndetësinë, por këta i nxorën jashtë përdorimi që ju t’i bëni analizat te privati

Kryesore
E premte, 18 Prill 2025 20:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë fjalës së mbajtur në Kamzë, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Edi Rama se, ka nxjerrë jashtë funksionit aparaturat më moderne të sjella në Shqipëri nga qeverisja e PD.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas tij, këto aparatura janë shkatërruar, vetëm e vetëm që qytetarë të shkojnë e të bëjnë analiza në spitale e klinika private.

Mund t'ju interesojë

Berisha, Rama dhe Protesta

Berisha, Rama dhe Protesta

Para 8 orësh
Franca dislokon 70 mijë policë të shtunën për të parandaluar trazira civile

Franca dislokon 70 mijë policë të shtunën për të parandaluar trazira civile

Para 9 orësh
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, mundësia e madhe për rikthimin e LDK-së në pushtet

Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, mundësia e madhe për rikthimin e LDK-së në p...

Para 10 orësh

‘Ne importuam gjatë 8 viteve 100 milionë euro aparatura, sollëm aparaturat më moderne. Sot ato të gjitha i kanë nxjerrë jashtë përdorimi vetëm e vetëm se duhet që ju të shkoni t’i bëni tek privati analizat. Të paguani qimet e kokës tek privati.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot 10 ditët e fundit të muajit nuk bëhen analiza në spitale dhe ambulanca sepse duhet të shkoni t’i bëni tek privati .

Sot ciklotronët janë të gjithë të prishur.

Sot të sëmurët me sëmundjet më të rënda, të cilat i kanë jetike ilaçet, nuk vdesin nga sëmundjet, por nga mungesa e ilaçeve’, nënvizoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Po, po, askush të mos e dyshojë se vendimi është solemn, paratë do t’u kthehen shqiptarëve.

Paratë do u kthen shqiptarëve në pensione dhe rroga.

Jo vetëm kaq, çdo pensionist dhe rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit, çka do të thotë se do i blejë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se sa të tjerët.

Miqtë e mi, gjendja e kujdesit shëndetësor është katastrofike.

Para dy ditësh, INSTAT-i i qeverisë deklaroi se shqiptarët shpenzojnë për kujdesin e tyre shëndetësor nga xhepi- ky që premtoi shëndetësinë falas- shpenzojnë nga xhepi 820 milionë euro në vit, shpenzojnë më shumë se çdo komb tjetër.

A e dini ju pse shpenzoni dhe si shpenzoni nga xhepi? Ua them unë, se paratë nga buxheti që caktohen për kujdesin tuaj shëndetësor, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Nga Edi Rama me PPP-të e tij, nga ministrja e Shëndetësisë, nga Vilma Nushi.

Si u vjedhin miq? Po, po, aparaturat nuk punojnë. Aparaturat që kanë kushtuar miliona euro.

Ne importuam gjatë 8 viteve 100 milionë euro aparatura, sollëm aparaturat më moderne. Sot ato të gjitha i kanë nxjerrë jashtë përdorimi vetëm e vetëm se duhet që ju të shkoni t’i bëni tek privati analizat. Të paguani qimet e kokës tek privati.

Sot 10 ditët e fundit të muajit nuk bëhen analiza në spitale dhe ambulanca sepse duhet të shkoni t’i bëni tek privati .

Sot ciklotronët janë të gjithë të prishur.

Sot të sëmurët me sëmundjet më të rënda, të cilat i kanë jetike ilaçet, nuk vdesin nga sëmundjet, por nga mungesa e ilaçeve.

Dhe ky njeri, që mund t’i vësh çdo epitet, por nuk dua të prish gojën, thotë se aty po kryhen krime kundër njerëzimit. Po në qoftë se kryhen krime kundër njerëzimit dhe ti e sheh që po kryhen krime kundër njerëzimit dhe nuk merr asnjë masë, ti je kryekriminel i krimeve kundër njerëzimit sepse ti je kryeministër. Kryeministri ka gjithë fuqinë, të gjithë pushtetin, të gjithë paratë për të ndërhyrë me urgjencë, për të përmbysur çdo situatë, për të zgjidhur çdo situatë.

Miqtë e mi, duke vendosur minimumin jetik për çdo shqiptar, ne nxjerrim shqiptarët nga mjerimi.

Ne bëjmë që shqiptarët të mund të ushqehen, të mund të marrin ilaçet me rimbursim.

Dhe u garantoj ju, se këtu, shumica juaj këtu kush ka njerëz jashtë, gjënë e parë që i kërkon janë ilaçet, se këtu shiten ilaçe pa efekt. Ilaçet e Tom Doshit dhe Vilma Nushit e Edi Ramës, se me ata i ndajnë paratë.

Pra, jo, ne do i japim një përgjigje shumë të mirë.

Zoti Poti, që foli këtu, familjarët e tij janë sot nga biznesmenët më të suksesshëm. Por e garantoj se nuk do ketë më nevojë ilaçe prej tyre sepse listën e ilaçeve që Italia rimburson për qytetarët e vet, Shqipëria do e sjellë një për një. Po, po.

Dhe meqë jam këtu tek familjarët tu, ata dhe të gjithë emigrantët shqiptarë, të cilët e kanë këtë vit, vitin e tyre, do kthehen në Shqipëri, pesë vite pa asnjë taksë.

Do të kthehen në Shqipëri me linja të buta krediti për suksesin e bizneseve të tyre.

Me linja të buta krediti për blerjen e apartamenteve.

Ne do bëjmë gjithçka që ata të vijnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre të bukur, ëndrrën shqiptare në dheun e tyre.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.