Berlini dhe Uashingtoni: Serbia dhe Kosova janë “fuçi baruti”, rreziku të merret seriozisht

Ambasadori i Gjermanisë në Uashington, Andreas Michaelis, në platformën “X”, ka shkruar se Kosova dhe Serbia janë një fuçi tjetër baruti në Evropë.

Michaelis ka thënë se duhet të merret seriozisht rreziku dhe ka kërkuar nga Serbia që të veprojë tani.

Drashkoviq paralajmëron “lëvizje radikale” nga SHBA-të – Gazeta Express

Ambasadori gjerman ka thënë se ditëve dhe orëve të fundit ka pasur koordinim të ngushtë mes Gjermanisë dhe SHBA’së.

“Kosova dhe Serbia është një tjetër fuçi baruti në Evropë. Duhet të merret seriozisht rreziku, Koordinim shumë i ngushtë mes Gjermanisë dhe SHBA’së në ditët dhe orët e fundit. Absolutisht, çelësi për të mënjanuar përshkallëzimin e mëtejshëm. Serbia duhet të veprojë tani”, ka shkruar Michaelis.

Ai ka shpëndarë një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, ku thuhet se është e rëndësishme që Serbia “pa vonesë t’i reduktojë trupat e saj afër kufirit me Kosovën”.

Në këtë postim thuhet se bashkë me partnerë, Gjermania është në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira.

MPJ ka thënë se urgjentisht duhet të vazhdojë procesi politik.

“Duhet të shmanget përshkallëzim i mëtejshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që Serbia pa vonesë t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën. Së bashku, me partnerët tanë, jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në postimin e djeshëm të MPJ’së gjermane.

SHKARKO APP