BKH në operacion kundra korrupsionit
BKH që varet nga SPAK vazhdon punën pa ndalesë kundra korrupsionit.
Pas Ministrisë se Infrastrukturës, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ose siç quhet ndryshe “FBI” shqiptare, ndaluan këtë herë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Siç kanë vepruar kohët e fundit, mësohet se janë sekuestruar dy celularë. Njeri telefon iu sekuestrua drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe ehte institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
SPAK dhe BKH kanë rritur besimin e qytetarëve pas disa arrestimeve të rëndësishme.