Blendi Fevziu: Kur Edi Rama dhe Spartak Ngjela shkruan “Letra nga ferri” në “KOHA JONË”
Nga Blendi Fevziu-
Diku nga fillimi i viteve ‘90 – të, Spartak Ngjela dhe Edi Rama zbuluan një pasion të ri. Ata nisën të botojnë në gazetën Koha Jonë një seri artikujsh që titulloheshin “Letra nga ferri”. Ideja ishte që Enver Hoxha, në ferr, nis të dërgojë letra pas pas letrash ku linte porosi c’të bëhej me vendin tani që kishte ardhur demokracia.
Letrat ishin një satirë për shumë nga personazhet e konvertuar të fillim demokracisë dhe një tallje me provincializmin që nisi të shpalosej kudo.
Fotoja me siguri është shkrepur ne vitet 1992 – 1993 në Tiranë. Nuk dihet se çfarë mund të shkruhej tani te “Letra nga ferri”…