Blushi: Deputetët e PS-së mbushën kutitë. Po vjedhim njeri tjetrin në PS

Ben Blushi po nxjerr fakte perdite pas emisionit ne “STOP” ku dolen fakte se si mbusheshin kutitet e votimit per Referendumin ne PS. Blushi insiston se nuk kane votuar as 40 per qind e listes se anetareve te PS-se, ndonese ne televizor selia roze nxori rezultate qe i perpiloi nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Pse nuk nxjerrin listat e emrave te anetareve te PS-se , te cilet kane votuar dhe ti ballafaqojme ne publik, sepse kontaktuar shume prej tyre ne disa rrethe per te bere sondazh, por nje pjese e madhe mohojne te kene shkuar per te votuar, ndersa rezultojne sikur kane votuar. Pra , vazhdon Ben Blushi, nese Berisha vidhte votat e opozites, ne PS me Rilindjen e Edi Rames ne po vjedhim njeri tjetrin brenda se njejte shtepi. Diten e gjoja referendumit deputetët kane mbushur kutitet e votimit duke mashtruar. Jo te gjithe deputetet e PS-se, por disa qe ka per çdo rreth Rama, nga nje bashibozuk qe e mban me tendera e para.

Nje turp dhe skandal i madh , shton Ben Blushi per “Koha Jone”, kjo qe po ndodh ne PS ku nje sekt apo grupim tenderash dhe mediash kane uzurpuar seline roze duke e kthyer partine ne shtojce te interesave te tyre private.

Ndaj nuk do te ndaloj te ndryshojme edhe menyren e qeverisjes, pasi eshte kriminale dhe hajdute. Nuk dua te rrezoje qeverine e partise time, por te ndryshojme menyren e qeverisjes dhe emrat. Ka plot PS-ja qe mund te bejne nje qeveri per popullin e jo per “Rilindjen” e Rames.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo eshte nje bande dhe duhet rrezuar, shton Ben Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?