Boris Xhonson pozitiv me koronavirus

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në një reagim në rrjetet sociale kryeministri shkruan se ka marrë rezultatin e analizave para 24 orëve. “Jam mirë dhe jam vet izoluar”,- shkruan Xhonson.
Kryeministri britanik shprehet se ka simptoma të lehta dhe do të vijojë të jetë në detyrë.
“Nuk ka dyshim se do të vijojë të komunikojë, falë teknologjisë, me gjithë skuadrën time në luftën për përballimin e koronavirusit”,- shkruan Xhonson.

Analizat pritet tu bëhen dhe bashkëpunëtorëve të afërt të kryeministrit. Tre ditë më parë pozitiv rezultoi dhe princi Çarls. Ai ndodhet i vetëizoluar në pallatin mbretëror në Skoci prej më shumë se një javë.

Mesazhi i Boris Xhonson në Twitter ku pranonë se është me koronavirus:

SHKARKO APP