FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë do thotë Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme me deputetët dhe ministrat? Çka ndodhur?!

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe ministrat.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kuvendi raporton se kjo mbledhje do të transmetohet Live.

Të njëjtat burime i thanë Top Channel se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet  kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut, qofte ndaj opozitës, po qoftë edhe ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës. Top Channel kërkoi të mësoje më shumë detaje për këtë mbledhje të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“No Comment”, ishte përgjigja që Top Channel mori për të patur një koment nga zyra e shtypit në kryeministri./TCH/

Çka ndodhur dhe kush do paloset?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?