Cipa i jep me dorën e Metës çmimin e “Karrierës” gazetarit Ahmet Shqarri

Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetarët shqiptar nga “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të unionit të gazetarëve nga qytetet si Elbasani, Fieri, Gjirokastra dhe Shkodra.

Në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit i dorëzoi çmimin e “Karrierës” gazetarit Ahmet Shqarri.  Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka ndarë dhe disa kujtime personale nga rinia e tij. Pak vetë e dinë që Ilir Meta në vitet 80’ ka punuar si komentatori sportiv me Ahmet Shqarrit, në emisionin e famshëm radiofonik të atyre viteve “Nga një ndeshje në tjetër”.

“Kam qenë për një dy vite aktiv në gazetari, rreth fundit të viteve ’80. Fjala Gazetar është diçka për profesionistët, por amator le të themi. Ka qenë një kënaqësi e madhe për të bashkëpunuar me të (Ahmet Shqarrin) dhe që mua më ka ndihmuar shumë”,- tha kreu i Kuvendit në ceremoninë e dhënies së çmimit për komentatorin e njohur.

Më pas, Meta ndoqi tjetër rrugë duke u angazhuar me politikën pas viteve ’90, por pasioni i tij i parë ka qenë gazetaria.

unnamed-1

unnamed-2

unnamed-4

d3 d4 d2 d1

Prononcimi për median i Kryetarit të Kuvendit,Ilir Meta pas ceremonisë me gazetarët

Si e vlerësoni propozimin e z. Blushi për të angazhuar Parlamentin për ta distancuar zyrtarisht Shqipërinë nga deklaratat z. Rama në lidhje me z. Donald Trump. Si e vlerësoni këtë propozim?

Unë besoj që të gjithë duhet të shohim përpara. Besoj se ky është edhe mesazhi pas zgjedhjeve të në SHBA, që është dhënë edhe atje. Aq më tepër edhe këtu në vendin tonë ku besoj që duhet të jemi të gjithë më të përmbajtur për të ruajtur besueshmërinë e politikës së jashtme të Shqipërisë, që ka qenë një nga pikat tona më të forta përsa i takon potencialit të Shqipërisë për të qenë një faktor i rëndësishëm, moderator dhe stabilizues në Ballkan.

Në këtë drejtim absolutisht të forcojmë edhe më tej partneritetin strategjik me SHBA duke respektuar zgjedhjet që bëhen atje sikurse të gjithë besoj kanë rënë dakord.

  1. Meta, jeni në një lidhje martesore politike, por duket se nuk mungojnë ata që shpresojnë në divorcin tuaj. A ka një vendim LSI-ja, me kë nga partitë politike do të bashkohet, nëse mund të marrim shprehjen e z. Rama, që shpreson se ju të mos rimartoheni djathtas?

Unë besoj se LSI-ja do të bëj gjithmonë zgjedhjet që u intereson qytetarëve shqiptar, stabilitetit të vendit dhe përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Si do ta bëni ketë zgjedhje z. Meta, sepse ju keni thënë se do të vendoset në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI-së?

Unë besoj se zgjedhja është bërë me kohë, që kur është krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj dhe e ka emrin e tillë.

A mendoni se vendit i duhet një pol i tretë politike dhe ju drejtoni këtë pol?

Vendit i duhet më shumë dialog politik, më shumë konsensus për çështjet më të rëndësishme të vendit, përfshirë edhe politikën e jashtme, e cila për fatkeq javët e fundit, jo thjeshtë ditë e fundit pas zgjedhjeve në Amerikë, por në vazhdimësi, është bërë një temë e debatit të panevojshëm. Pasi besoj se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që në këtë drejtim ka patur një konsensus solid, dhe absolutisht duhet të përqendrohemi te 5 prioritetet, te zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të hapen sa më shpejt negociatat me BE dhe të rrisim ndërkohë kapacitetet tona për të negociuar në mënyrë të suksesshme dhe afatgjata.

Pikërisht për këtë debat që ju folët, për debatin që ka lindur mes Shqipërisë dhe Greqisë, a mendon se mund të penalizohemi në dhjetor për hapjen e negociatave të anëtarësimit?

Duhet të shohim përpara, duhet të vazhdojmë të jemi një shembull i bashkëpunimit me fqinjët dhe i rolit stabilizues në Ballkanin Perëndimor. Kjo ka qenë fuqia e Shqipërisë dhe kjo është fuqia kryesore e Shqipërisë, si një faktor stabilitetit në këtë rajon.

 

SHKARKO APP