Denoncimi i rrallë: “Policia shpërndau lekët. Mora 200 mijë lekë për PS” (VIDEO)

Një video denoncim është bërë publik, ku një qytetar pranon se ka shitur votën e tij për 50 mijë lekë të vjetra. Qytetari tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota.
Ai thotë se lekët janë shpërnda me makinën e policisë, pasi policët nuk ka kush i ndalon kush. “Ka ardhë makina e policisë me lekë. Se nuk i ndalon kush policët. Kanë marrë bosat. Me makinë policie, i kam parë vetë.
Edi Rama për Kishë të Laçit, e ka fitu me lekë se nuk e fitonte ndryshe. Unë 200 mijë lekë i mora për 4 votat e mia.
Në korridor më ka ardhë dhe më tha, 200 mijë lekë për 4 vota.
Të kish dalë tjetri me 55 mijë lekë, ja kisha dhënë atij tjetrit.
Këtë e kam marrë nga Edi Rama, 4 copa”, thotë qytetari në videon që mund ta shikoni më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?