Princi i kurorës se Emiratëve të Bashkuara Arabe pret zv/kryeministren Belinda Ballukun

Zv/kryeministrja dhe ministre e Energjitikës e Transportit, Belinda Balluku ishte dje në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo u prit nga Princi i Kurorës se Emiratëve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesia e Tij, Sheikh Abdullaj bin Zayed Al Nahyan. Por më përpara Belinda Balluku u takua me ministren e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Në postimin e Princit shkruhet me superlativa për takimin mes tyre.

Belinda Balluku shkruan në statusin e saj në facebook: “Abu Dabi, me HH Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe diskutuam mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare. Energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për tëbashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COP 28. EBA është një vend partner që na ka mbështetur në vijimësi. Më tej kemi diskutuar projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm përShqipërinë , por dhe për rajonin , në prani dhe të Reem bint Ibrahim Al Hashemy, Ministre për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Mohamed Hassan Al Suwaidi, Ministër i Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Muajt në vazhdim do të jenë shumë premtues dhe mezi pres të ndaj me publikun vendimet që kemi marr gjatë kësaj vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe” përfundon Balluku.

Pak me herët zv/kryeministrja kishte shkruar për takimin me ministren e Emirateve: “Emiratet e Bashkuara Arabe. Me Ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Reem Ebrahim Al Hashimy, diskutuam mbi 6 projekte strategjike, të rëndësishme për vendet tona, të cilat do të kemi kënaqësinë ti prezantojmë para publikut në ditët në vijim. Rritja dhe forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes Shqipërisë dhe EBA mbetet gjithmonë një prioritet”- shkruan zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Të dyja ministret kanë dalë plot sharm.

SHKARKO APP