Dy tërmete radhazi, në Kukës 4.5 ballë dhe Dibër 3.8

Prapë Shqipëria lëkundet nga tërmeti.

Ishte ora 13:38 minuta kur zonat e Kukësit, e Mirditës, Lezhës, Dibrës e deri në Durrës, janë lëkundur nga tërmeti.

Epiqendra këtë herë ka qenë në fshatin Arrën të Kukësit, një zonë në kufi me Mirditën dhe Dibrën. Sipas të dhënave nga Qendra Euro-Mesdhetare e Tërmeteve, tërmeti ka qenë 4.5 ballësh ne nje thellesi prej 10 kilometrash dhe ka zgjatur disa sekonda.

Ai ka rënë në një zonë prej 26 kilometrash nga Kukësi, 18 nga Kurbneshi.

Pak minuta më pas ka renë dhe nje tjeter tërmet, 3.8 ballesh, por këtë radhë 22 kilometra larg Peshkopisë.

Reagon Ministria e Mbrojtjes:

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lekundje me magnitude 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Diber e Kukes. Nuk raportohen deme nga shtabet e EC ne keto dy bashki.”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP