E di Lulzim Basha cilët ish-ministra të PD-së do të arrestohen nga SPAK?

Kundërshtarët e Lulzim Bashës në PD janë cilësuar si karreristë dhe një pjesë e tyre të korruptuar. E ka fjalën për disa ish-ministra dhe një pjesë të ish-zyrtarëve të PD-së në poste shtetore në kohën e qeverisjes së PD-së. Eshtë thënë se beteja e tyre për të luftuar Bashën është në thelb një përpjekje e tyre e dështuar për të ruajtur pozitat politike në PD dhe për tu mbrojtur nga Vettingu politik që po vjen. Më saktë për tu mbrojtur, nën hijen e PD-së, nga arrestimet e mundshme, të cilat mendohen të jenë nga muaji mars 2018. Fakti që Lulzim Basha i hoqi nga lista mund të jetë argumenti se ai ka informacion se disa prej tyre do jenë në pranga për korrupsion dhe se mbrojtja e tyre më pas do të krijonte njollë në publik si një parti e korruptuar, ndërkohë që PS-ja ka plot ministra të akuzuar për korrupsion. Natyrisht që Basha dhe PD e përdor mjeshtrisht edhe këtë fakt për të justifikuar moskandidimin e tyre (ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë në administratën shtetrore). Nuk mund të ketë justifikim për Topallin, Patozin e ndonjë tjetër, por për të tjerët, me sa duket, Lulzim Basha ka informacione të cilat edhe mund ti ketë marrë nga Edi Rama në kohën e marrëveshjes së 17 majit.

Kjo linjë sulmi, si të korruptuar për ish-ministrat dhe përgjithësisht për antibashët, u përforcua mbrëmë në një emission në “Oranews” te emisioni i Artur Zhejit, kur deputeti dhe një nga njerëzit me besnikë të kryetarit të PD-së, deputeti Salianji tha se ata (AntiBashët) po mblidhen dhe bërtasin se kanë frikë nga Vettingu, pra nga arrestimet që po vijnë. Kjo është akuzë e fortë për ish-ministrat e PD-së, por edhe një autokritikë e pohim nga vetë PD-ja se zgjedhjet në vitin 2013 u humbën vetëm nga kjo kastë e korruptuar e ish-qeverisë së PD-së. Por mbetet edhe një akuzë nga pjesa e re në PD, edhe për ish-kryeministrin e Berisha që bëri një qeverisje të korruptuar në mandatin 2009-2013. Dhe e verteta është se në mandatin 2005-2009 qeverisja e PD-së bëri shumë investime të mëdha kombëtare, kurse në mandatin e tyre e ktheu në  qeverisje hajdute.

Këtë fakt duket se ka parasysh Basha dhe deputeti demokrat Salianji kur akuzojnë këtë pjesë të PD-së se po fshihen nga arrestimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pyetja mbetet se cilët ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë në kohën e PD-së janë në listën e SPAK-ut?

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulzim Basha duhet të dijë emrat e kampit të PD-së, por burime nga stafi i tij tregojnë se janë dy ish-ministra ndër vitet 2009-2013 që do arrestohen dhe ku Lulzim Basha nuk ka ndërmend ti mbrojë politikisht. Përkundrazi, do iu thotë” Udhëembarë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?