Edi Rama letër kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia

Edi Rama ka nisur një letër kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia.

“I dashur Bardh, Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, por për t’i dhuruar pemë bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë. Duke shpresuar që do e pranoni donacionin e  Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune. Ju faleminderit paraprakisht, Edi Rama,”- ka shkruar Rama.

SHKARKO APP