FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Enton Abilekaj: Kryeministri si shef dhe zëdhënës i oligarkëve!

Nga Enton Abilekaj-

Megjithëse hyri në mandatin e tretë, Edi Rama nuk ka mësuar akoma të sillet si Kryeministër. Dhe, mesa duket, nuk ka ndërmend, nuk është nisur asnjëherë të jetë Kryeministër. Po të donte të ishte Kryeministër nuk do dilte në Kuvend për të sharë opoziten, nuk do e justifikonte rritjen e çmimeve me çmimet e larta të qeverisë Berisha, me paaftesinë e opozitës, me tabelat e burses boterore. Retorika justifikuese i takon zëdhënësit të olirgarkisë. Nëse do të donte të sillej për një sekondë si Kryeminister, do tregonte sa është prodhimi i energjisë, sa është importi, sa është çmimi i drithit që hyn në vend dhe pse duhet rritur çmimi, sa do indeksohen pagat e shtresave në nevojë, si do mbrohen ato, çfarë efekti do ketë në prodhim, si do mbështesë qeveria prodhuesit, shtresen e mesme, ekonominë në përgjithesi.

Edi Rama nuk është ai që bën këtë, por ai që shan gjithkënd, që dyshon dhe kundërshton rritjen e çmimeve si incentive të fshehtë për oligarkët që kontrollojnë gjithçka. Ai është njëkohesisht edhe shefi edhe zëdhënësi i oligarkëve!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?