Erion Veliaj dhe “PARADA E SHQIPTARËVE”

-Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili-

Edhe kur ka valë sulmesh dhe denigrimesh nga një pjesë e politikës apo e shoqerisë ekstreme, ca gjëra duhen thënë, paçka reagimeve shqiptarçe mediokre dhe inatçore. Apo edhe kur rrijnë me thika në dorë pikërisht ata që iu ke ndryshuar jetën dhe pamjen e qytetit ku jetohet.

Tirana është metropol shqiptar, Tirana është kthyer në një kryeqendër ballkanike, Tirana po ecën me ritme zhvilluese drejt një qyteti europian.

Natyrisht që kudo ka varferi, edhe në Romë apo New York shikon, kur ecën, plot njerëz të shtrirë në rrugë apo që lypin; siç ka edhe në Tiranë.

Tirana në të vertetë shikohet me qartë dhe në mënyrë me emocionuese kur je larg dhe kur vjen për ta parë herë, pas here, se ç’ndodh në këtë qytet, kryeqendër me mbi 1.2 milionë banorë. Pothuajse ose edhe më saktë me shumë se gjysma e qytetarëve shqiptarë janë në Tiranë ose po turren drejt kryeqytetit. Me shpresë për një jetë me të mirë.

Të shumtë janë turistët e huaj drejt Tiranës, natyrisht edhe drejt bregdetit apo zonave malore të shumëkërkuara, ku nuk harrohet kurrsesi Thethi apo Kelmendi, Voskopoja apo Dardha, Dibra apo Mali i Tomorrit, pa lenë menjanë kanionet brilante shqiptare. Por turistët nuk ikin pa qëndruar në kryeqytet.

Edhe një qytet i shndërruar vrullshëm. Bulevardi i Ri e kthen Tiranën në një prej bulevardëve me të bukur dhe me të gjatë në Europë, i rregulluar mahnitshëm dhe me një qetësi e garanci shembullore për këdo turist që shëtit nëpër kryeqytet. Ka debate për kullat, ku si kudo ka replikues dhe shpotitës, por ideja e një “Manhattan” të vogël është mikluese dhe turistndjellës. Aq me tepër se një kupë europiane u zhvillua në Tiranë mes Romës dhe Fejnordit e ku kishte mbi 100 mijë tifozë të huaj. Të gjithë të akomoduar më së mirë në hotele të larta apo edhe në shtëpi private, çka rriti disi të ardhurat e atyre që shërbyen apo atyre privatëe që kanë investuar.

Ndeshja ishte reklamë pa para në krejt Europën!

Një Tiranë jashtë Tirane po ndërtohet ose më saktë është në gjysmën e punës, krahas Unazës së Madhe e cila mbaron në Vit të Ri. Vlera e shtëpive dhe e tokave përreth ka shkuar në stratosferë për shkak të rritjes se fuqisë ekonomike të Tiranës. Fjala vjen një dynym tokë nga zona Lundër apo Farkë në vitin 2005 ishte diku te 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa sot minimum 100 mijë euro një dynym!

Për të qenë korrekt me fjalën dhe të vertetën Tirana ka probleme të zhvillimit. Ka familje të papuna siç ka edhe të vobektë pa katandi, ndonëse bashkia e Tiranës po bën një punë të përditshme për ti sistemuar.

E thamë se edhe në Paris apo Romë gjen njëmijë halle ndër qytetarë. Ndaj ka protesta dhe shumëherë djegie të Parisit.

Duke menduar ftohtë dhe pa emocione qejfbërese, Tirana është kthyer në qytet të jetueshëm, të kërkuar dhe siç e thanë me bukur 10 kryebashkiakët shqiptarë të Rajonit të Ballkanit të ftuar në “Parada e Shqiptarëve”, që “Tirana është qytet europian dhe se vijmë me vrap për ta shijuar në bukurinë e saj”. Edhe kryetarët e komunave arbereshe këtë gjë thanë, një Tiranë magjepse.

“Parada e Shqiptarëve” do mbetet ndër vite dhe mundet në shekuj si një vendtakim i krejt Kombit Shqiptar.

Dhe nëse del parashikimi i avokatit të madh Spartak Ngjela se Amerika do ti bashkojë prapë tokat shqiptare në një shtet  të vetëm, atje ku kemi qenë dikur, pasi na kanë shqyer ndër shekuj komshinjtë me ndihmen e Europës; atëhere Tirana do jetë një supër qytet që do ta kenë lakmi edhe komshinjtë sakatues të tokave shqiptare.

SHKARKO APP