Evi Kokakari për mitingun e opozitës: “Ezmeri” erdhi me autobuz falas! Pse ikën pjesmarrësit?
Po bën xhiron e botës video kur stadiumi u boshatis në miting e ndërkohë fliste Berisha.
Evi Kokalari ka komentuar zbrazjen e stadiumit, pasi fjalën e mori Sali Berisha.
“Ulëse kishte. Ulësës, jo!
Mishërimi i revolucionit të integrimit, në një tentativë për t’u identifikuar sa më shumë me liderin e tyre historik, ju bëri demokratëve paradën e radhës, pavarësisht që kupola se kupton, që sa më shumë e vënë këtë në vitrinë, aq më shumë trëmben demokratët e ndershëm që duan ndryshime reale.
Po nejse, ezmeri doli me autobuzin falas, dhe kjo sipas ‘strategut’ politik të kryetarit të opozitës, ishte ‘epike’.
Prezenca e Saljanit pa shkop bejsbolli me vete dhe larg fustanit të Norës, ishte pa diskutim qershia mbi tortë. U rrit djali.
I dashur z. Sali Berisha, nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmi.
Po nejse, kur t’i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni.
Me shumë dashuri, Evi” – shkruan Kokalari.