Evi Kokalari sulmon Berishën: Me këto që thotë Berisha thjeshtë po gërmon varrin e tij më thellë!

Nga Evi Kokalari-

A jeni në terezi me këto akuzat e korrupsioni ndaj Yuri Kim?

Dhe nëse do kishit dokumenta, kontrata, tapi pronash në emër të saj, këto duhet të çoheshin në institucionet përkatëse në Amerikë për investigim, por të akuzohet ambasadori amerikan për korrupsion të tipit McGonigal nga figura si Berisha, është përtej e turpshme dhe ka shumë kosto për demokratët.

Me këto që thotë Berisha thjeshtë po gërmon varrin e tij më thellë, sepse nëse mendoni se mbas ikjes së Joe Bidenit, ata që do vijnë në DASH do shohin akuzat që Berisha i bën Yuri Kim, dhe do thonë ‘le ta rihapim dosjen e këtij se është i pafajshëm’, jeni seriozisht larg realitetit.

Këto akuza janë jo vetëm absurde por të turpshme përtej çdo limiti diplomatik.

Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë, dhe kjo do bjerë si barrë e rëndë në të gjithë PD.

SHKARKO APP