“Gati për Tiranën nesër”, Rama publikon pamje nga organizimi madhështor i Samitit të Procesit të Berlinit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga organizimet për mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, i pari takim i të tilla përmasave me fokus zgjerimin e bllokut që zhvillohet jashtë kufijve të BE-së. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se gati për nesër.
“Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së”- shkruan kryeministri krahas pamjeve.