Gruaja e Presidentit ukrainas shkon te Presidenti serb

Olena Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas takon Vuçiçin. Në Beograd qëndroi edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba
Po ngrohen marrëdhëniet e mikes së Rusisë, Serbisë me Ukrainën? Beogradi ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, por refuzon të vendosë sanksionet kundër Moskës, siç i ka vendosur perëndimi.
Gruaja e presidentit ukrainas, Zelenska, e cila qëndroi në Beograd vizitoi një bibliotekë dhe kalanë e Beogradit, ajo shkroi në Instagram, se ndodhet në kontakt prej vitesh edhe me gruan e presidentit serb, Tamara Vuçiç. Në Serbi qëndroi edhe Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba për herë të parë që nga fillimi i luftës. Ai u takua të hënën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrin Vuçeviç dhe politikanë të tjerë të lartë. Kryeministri serb tha, se Serbia angazhohet për “respektimin e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial nga të gjitha shtetet e OKB-së përfshirë edhe Ukrainën”. DW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?