Igli Cara: Banorët mu ankuan edhe për cilësinë e dobët për rikonstruksionin e pallatëve pas tërmetit

Igli Cara, kandidat për Bashkinë Durrës shkruan në facebook: “Cilësia e dobët e punimeve për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 4 viteve më parë është një nga shqetësimet kryesore, që më adresuan banorët e lagjes numër 5.
Sigurisht, nuk është i vetmi problem me të cilin përballen.
Ngushtimi i rrugëve, mungesa e vendqëndrimeve për automjetet i bashkangjiten kësaj problematike, që është e dukshme në të gjithë Durrësin.
14 Maji bën ndryshimin!
Për Durrësin që na bën bashkë!
Qyteti je ti!”- përfundon mesazhi i Carës.
Sondazhet deri tani e nxjerrin fitues Igli Carën.

SHKARKO APP