Ilir Meta i futi në “kasollen” e tij se nuk kishin shtëpi, kurse sot berishistët thonë: Nuk e duam më Ilir Metën!

Të gjithë e dijmë se pa firmën e Ilir Metës, PD-ja e Berishës nuk do të testohej dot në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku mundi PD e Lulzim Bashës, duke e çuar në dorëheqje atë.

Nëse nuk do të dekretonte zgjedhjet e pjesshme lokale, asnjë nuk do testohej sa fuqi kishte në elektoratin e djathtë.

Me pas edhe në zgjedhjet e 14 majit ishte pa vulë e firmë Berisha dhe berishistët, por Ilir Meta iu hapi “kasollen” e tij duke i bërë prapë faktor.

Ndërkohë dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD së Berishës (sepse kemi edhe PD të Bashës), u hodhën akuza ndaj Ilir Metës.

Në fakt ishte Myslim Murrizi, një demokrat i vjetër dhe korrekt me ndergjegjen e tij të djathtë, që foli hapur kundër Ilir Metës. Ai përherë e ka patur bindjen kundër partisë së Metës. Por për të qenë korrekt po japim se çfarë Murrizi tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD së Berishës.

Ai i bëri thirrje Berishës që të shmangë në zgjedhjet e 2025-ës koalicionin me Ilir Metën e Partisë së Lirisë.

Myslim Murrizi tha ndër të tjera se “Partitë duhet të ndajnë mendjen se çfarë do bëjnë për zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk shkoj dot te Ilir Meta. S’kam asgjë personale me të, por kur u nda me Nanon në 2004 ishte si ndarje marksiste-leniniste. Nuk më bëjnë duart. Po të ishte emri yt, (Berisha) në atë fletë votimi, do kishim marrë më shumë vota, por ishte ai i Metës.”, u shpreh ai. Murrizi është i hapur dhe nuk fsheh gjë, por të tjerë që flasin nën zë në PD kundër Metës.

Problemi qëndron se Basha u rikthye dhe mori emrin e PD, ndaj dy PD nuk lejon KQZ e kësisoj Berishës do ti mbetet të gjejë parti të re. Ose të formojnë një Koalicion të ri, ku të gjitha partitë do të kenë emrat e tyre për deputetë në listën e përbashkët të koalicionit, natyrisht sipas takatit elektoral.

SHKARKO APP