Inxhinieri i njohur Arben Meçe: Ideja e Këlliçit për tunel poshtë sheshit “Skënderbej”, një idiotsi totale!

Sot inxhinieri i njohur Arben Meçe, hodhi poshtë idenë e kandidatit të Berishës dhe opozitës, Belind Këlliçi për hapjen e tuneleve poshtë sheshit “Skënderbej” me pretekstin për të lehtësuar trafikun e makinave.

Inxhinieri foli për Abcnews duke deklaruar se kjo që është bërë publike mbetet një idiotsi e papame, sepse jo vetëm nuk lehtëson trafikun por e bën atë më lëmsh. Me tej ai theksoi se poshtë sheshit, nëse do të synohet për tunel nëntokësor, do të shkatërrohen totalisht linjat elektrike, por edhe krejt infrastruktura nëntokësore.

Inxhinieri Meçe shtoi se kjo ka edhe një kosto të jashtëzakonshme për buxhetin e bashkisë, aqsa krejt biznesi do të punojë të paguajë tatime vetëm për këtë ide idiote dhe asnjë investime tjetër nuk do të ketë më takat bashkia e kryeqytetit.

Siç duket dikush ka për qëllim të kapi një tender qindra milionë euro, pasi kaq do të kushtojë kjo ide e çmendur, nënvizoi Arben Meçe.

SHKARKO APP