Ironia e Afrim Krasniqit: Te “Gropa e Kullës” nisi sherri i parë dhe tani te Kulla u qetësuan oligarkët dhe politikanët
Kryesore E Diel, 13 Gusht 2023 13:32
Nga Afrim Krasniqi-
Retrospektivë 1992. Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, koha kur për regjimin në ikje oferta e vetme e investimeve të huaja dhe zhvillimit në Shqipëri ishte fluska financiare “Iliria Holding”! Bisedimet nisën më 1989 dhe vijuan më 1990-1991, dhe për këtë ka së paku katër vendime qeverish që i japin në përdorim asete shtetërore, zona turistike, etj. Modeli i parë i PPP-ve! Ja vendimi i marsit 1992 që i dha në përdorim lulishten pas Pallatit të Kulturë për ndërtim hoteli dhe qendër tregtare, pikërisht aty ku sot oligarkët konsensualë po ndërtojnë kullën më të lartë tregtare në Shqipëri. Për dijeni: në shtator 1992 KLSH imponoi prishjen e të gjitha kontratave me IH dhe ndjekje penale për një ish kryeministër, dy ish ministra dhe vetë “biznesmenin” spekulant, duke e konsideruar rastin si piramida & mashtrimi i parë politiko-financiar në Shqipëri.
Ironike & domethënëse: Pluralizmi nisi me debatin dhe lejen korruptive nga lart për kullë tregtare në atë lulishte, me PPP dhe investorë fiktivë strategjikë, projekt që përfundoi me një gropë të madhe, – pas 30 vitesh debati rikthehet po aty, në të njëjtën lulishte, me kullë, me urdhër nga lart, më investim korruptiv PPP dhe investorë fiktivë strategjikë!
Kështu nisi!