Ish-presidenti Trump me ironi: Na duhet dhe një padi me tepër dhe fitojmë zgjedhjet presidenciale!

SHBA/Këtë javë në bashkinë e Fultonit, Prokurorja Fani Willis njoftoi padinë e katërt ndaj ish Presidentit Donald Trump, këtë herë lidhur me akuzat se ai u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia, të cilat i humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

Gjatë fjalimit të tij në një tubim zgjedhor në fillim të gushtit në Alabama, zoti Trump i quajti aktakuzat “qesharake” dhe tha se ato vetëm sa e rrisin mbështetjen për të.

“Sa herë që ngrenë aktakuzë, mbështetja për ne rritet. Na duhet edhe një aktakuzë për t’i përmbyllur këto zgjedhje. Një aktakuzë më shumë dhe këto zgjedhje mbyllen. Askush nuk ka shanse”, tha ai.

Sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ dhe Qendrës për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, i realizuar para ngritjes së aktpadisë në Xhorxhia, 74 për qind e republikanëve mbështesin zotin Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

SHKARKO APP