Italia mbyll gjithçka. Conte: Jo më radhë në markete. Kjo është kriza më e rëndë që pas luftës

Italia sot ka hyrë në ditën e 32 të epidemisë së koronavirusit. Shifrat e viktimave dhe të prekurve nga virusi janë më të rënda se në çdo vend tjetër. Madje, humbjet në njerëz janë dhe më të mëdha së në Kinë, vendi ku u shfaq për herë të parë në mënyrë agresive, në muajin janar, koronavirusi.

Ditën e sotme numri i viktimave ishte 793. Në total, në një muaj kanë humbur jetën 4825 italianë. Numri të infektuarve është 53,578 persona, ndërsa numri i personave të shëruar 6072. Ajo çfarë cilësohet shqetësuese është rritja me 4-5 mijë persona në ditë i numrit të të infektuarve, edhe 1 muaj pasi janë marrë disa masa për frenimin e virusit.

Ekspertët e epidemiologjisë në Itali thonë se situata do të vijojë të jetë edhe gjatë kësaj jave shumë e rëndë. E vetmja zgjidhje që japin është bllokimi i gjithë aktiviteteve ekonomike, tregtare dhe shoqërore për të shmangur përhapjen e virusit.

Sot në mbrëmje, kryeministri i Italisë Gussepe Conte në një fjalim para kombit deklaroi se kjo është një kizë e rëndë dhe e krahasoj me luftën. “Që në fillim kanë vendosur të jem transparent dhe të mos e minimizojë situatën. Kjo është kriza më e rëndë që vendi po kalon që pas Luftës së Dytë Botërore”,– tha Conte.

Kryeministri deklaroi se do të ndalojë gjithë aktivitet në Itali deri më 3 prill, me përjashtim të industrive që lidhen me ushqimin dhe bazën të ekonomisë italiane. “Do të qëndrojnë hapur; farmacitë, shërbimet postare, transporti dhe bankat. Supermarketet do të qëndrojnë hapur, por jo me radhë njerëzish para tyre”,- tha Gussepe Conte.

Një pjesë e madhe e fabrikave do të mbyllen, por do të qëndrojnë hapur sektori i peshkimit, agrikoltura dhe industria që lidhet me ushqimet bazë.

Kryeministri shtoi se “vdekja e qytetarëve tanë është një dhimbje dhe nuk bëhet fjalë për thjesht numra. Masat që kemi marrë duan kohë që të tregojnë ndryshimin e situatës. Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër veçse të respektojmë rregullat”. 

Kreu i opozitës Mateo Salvini deklaroi se këto masa duhet të ishin marrë që 20 ditë më parë.

Epidemia në Itali u shfaq në 20 shkurt dhe ekspertët fajësojnë autoritetet lokale për mos marrjen e masave në kohë. Një pjesë e zonave u vunë në karantinë, por u lanë të hapura aktivitet tregtare dhe shëtitjet e qytetarëve. Vetëm në dekretin e fundit të qeverisë italiane u vendos që të mos lejohen as aktiviteti sportiv individual, por gjithë qytetarët të rrinë në shtëpi.

Shifrat e fundit në gjithë botën/304 mijë të infektuar në gjithë dhe rreth 13 mijë viktima

Shifrat e datës së sotme, shtunë 21 mars 2020, në nivel global tregojnë se numri i të infektuarve është 304 986 . Viktima janë 12 987. Të shëruar janë 94 667, sipas shifrave më të fundit të universitetit amerikan ”Johns Hopkins“.

Në Itali, situata vazhdon të jetë e rënduar. Numri të infektuarve është 53,578 persona, ndërkohë numri i viktimave është 4825. Numri i personave të shëruar është 6072.

Në Gjermani numri të infektuarve ka arritur shifrën 22 213 individë. Numri i viktimave është 84 dhe numri i personave të shëruar 209.

Në Francë, numri të infektuarve ka arritur shifrën 14459 individë, ndërkohë që numri i viktimave është 562. Janë shëruar ndërkohë vetëm 1587 vetë.

Në SHBA, numri të infektuarve ka arritur shifrën 24 789  individë. Numri i viktimave është 290. Janë shëruar vetëm 171 Persona.

Në Spanjë, numri i të infektuarve është 25 374. Viktima janë 1378 dhe të shëruar janë 2125.

Në Shqipëri, numri të infektuarve ka arritur shifrën 76 individë. Numri i viktimave është 2. Numri i të shëruarave është 3.

EMERGJENCA KORONAVIRUS NË GJITHË BOTËN

Numri i personave të prekur: 304 986

Viktima: 12 987

Të shëruar: 94 667

Shtete të prekura: 165

Koha Jonë

SHKARKO APP